Konjufca pyetet për raportimin e RTK-së: Këtë pyetje ma dërgo me shkrim, ndoshta përgjigjem

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, refuzoi të përgjigjet për shkrimin e publikuar nga televizioni publik nga një gazetë boshnjake që i sulmon dy mediume në vend.
“Këtë pyetje dërgoma me shkrim, ndoshta të përgjigjem sepse sot po duam t’ia ruajmë 26 Korrikut dinjitetin e vet”, tha Konjufca për gazetarët.
Konjufca sot ka qenë në vizitë në familjet e dy heronjve, Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku, për të cilët tha se e dhanë jetën për të mbrojtur sovranitetin dhe ligjshmërinë e Republikës së Kosovës.