Konjufca: Qeveria e ardhshme s’mund të formohet pa koalicione qeverisëse

(Lajm i përditësuar)


Kica-Xhelili: Nuk hyjmë në koalicion me VV-në, ky është qëndrimi kristal i qartë i LDK-së

Doarsa Kica-Xhelili nga LDK ka hedhur poshtë mundësinë e një koalicioni të mundshëm mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e qeverisë së re.

Ajo ka deklaruar se qëndrimin i LDK-së rreth kësaj çështje ka qenë qëndrim kristal i qartë.

“Ky takim ishte takim procedural. Qëndrimet e LDK në kuptim të respektimit të afateve kushtetuese, kanë të bëjnë me domosdoshmërinë e që të kemi sa më parë institucionet të formuara të qeverisë dhe institucionet në përgjithësi të kryejnë punën e vet. Çdo vonesë potenciale do t’i bënte dëm qytetarëve të Kosovës. Qëndrimet e LDK të dhëna para zgjedhjeve kanë qenë edhe ofertë për cilindo qytetarë që zgjedh të votojë për LDK. Vlerësoj që në qoftë se një parti e ka shfaqur sheshit një hendek shumë të madh me VV-në, hendek ky që u shndërrua në një mur të palëvizshëm pas zgjedhjeve, vlerësoj edhe pse e kemi përsëritur mjaftueshëm gjatë, qëndrimin e LDK, por kjo nuk qëndron edhe për LDK. Ritheksoj që kur ne kemi potencuar që nuk hyjmë në koalicion me VV, nuk kemi vendosur kushtëzimin në raport me këtë qëndrim, sepse vetë ky qëndrim në vetvete është parim i yni dhe është qëndrim që ne e kemi shfaqur publikisht të qytetari i Kosovës. Dhe ky qëndrim nuk ka qenë i kushtëzuar ka qenë qëndrim kristal i qartë i LDK”, ka thënë ajo.

Doarsa Kica Xhelili nga LDK ka hedhur poshtë mundësinë e një koalicioni të mundshëm mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e qeverisë së re.

Ajo ka deklaruar se qëndrimin i LDK-së rreth kësaj çështje ka qenë qëndrim kristal i qartë.

“Ky takim ishte takim procedural. Qëndrimet e LDK në kuptim të respektimit të afateve kushtetuese, kanë të bëjnë me domosdoshmërinë e që të kemi sa më parë institucionet të formuara të qeverisë dhe institucionet në përgjithësi të kryejnë punën e vet. Çdo vonesë potenciale do t’i bënte dëm qytetarëve të Kosovës. Qëndrimet e LDK të dhëna para zgjedhjeve kanë qenë edhe ofertë për cilindo qytetarë që zgjedh të votojë për LDK. Vlerësoj që në qoftë se një parti e ka shfaqur sheshit një hendek shumë të madh me VV-në, hendek ky që u shndërrua në një mur të palëvizshëm pas zgjedhjeve, vlerësoj edhe pse e kemi përsëritur mjaftueshëm gjatë, qëndrimin e LDK, por kjo nuk qëndron edhe për LDK. Ritheksoj që kur ne kemi potencuar që nuk hyjmë në koalicion me VV, nuk kemi vendosur kushtëzimin në raport me këtë qëndrim, sepse vetë ky qëndrim në vetvete është parim i yni dhe është qëndrim që ne e kemi shfaqur publikisht të qytetari i Kosovës. Dhe ky qëndrim nuk ka qenë i kushtëzuar ka qenë qëndrim kristal i qartë i LDK”, ka thënë ajo.


Ismaili: Posti i kryeparlamentarit i takon partisë së parë, s’e shoh si problematikë 

Uran Ismaili nga PDK ka thënë se Kosova ka nevojë që sa më shpejt t’i ketë institucionet e veta.

Ismaili i pyetur për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ka thënë se kjo gjë s’është problematikë dhe se kjo pozitë i takon partisë së parë.

“Kosova ka nevojë më i pas institucionet e veta sa më shpejt sidomos pas këtij procesi të stërzgjatur të numërimit të votave. Pas një stërzgjatje të numërimit të votave çdo qytetarë po na pyet se a do të fillojmë sa më shpejt që të kemi institucione të vendit. Besoj që Kuvendi gjithmonë kryetari është zgjedh, mendoj që natyrisht i takon partisë së parë që të krijojë kushtet edhe për votimin e kryetarit edhe për votimet e tjera. Sa i përket ftesës kjo është hipotetike. Mendoj që kryetari i kuvendit do të zgjidhet për aq kohë sa partia e parë e propozon një emër, dhe fillojnë procedurat qysh kanë qenë gjithmonë, nuk e shoh si problematik”, ka thënë ai pas takimit konsultativ për seancën konstituive të Kuvendit që pritet të mbahet më 15 prill.


Haxhiu: Kryeministër do të jetë Kurti, opozita s’mund ta bëjë e vetme qeverinë 

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, u shpreh e bindur se kryeministër i ri do të jetë Albin Kurti.

E pyetur se pse vetëm LDK-së iu dërgua ftesë nga partitë shqiptare, Haxhiu tha se gjatë ditëve të ardhshme s’përjashtohet mundësia edhe për takime të tjera mes partisë së saj dhe partive opozitare.

“Është në fazën e konsultimeve me subjekte të ndryshme me qëllim të konsitutimit të Kuvendit dhe votimit të qeverisë. Në këtë drejtim të gjitha qëndrimet tona kanë qenë publike, transparente asnjë s’e kemi mbajtur fshehur. Prandaj, deri në seancën konstituive janë edhe shtatë ditë. Natyrisht që nuk e përjashtoj mundësinë që brenda këtyre shtatë ditëve do të ketë veprime tjera, do të ketë përpjekje të tjera për takime tjera. Në këtë rast, kryetari Kurti ka ftuar për takim LDK-në për nesër apo pasnesër. Janë dy ditë në disa orare”, tha Haxhiu para mediave.

Haxhiu tha se deri më tani dihet vetëm emri i kryeministrit, ndërsa për opozitën tha se s’mund ta bëjë qeverinë.

“Ajo që dihet është se kryeministri i ardhshëm do të jetë Albin Kurti dhe qeveria e ardhshme shumë shpejt do të votohet. Qeverinë mund ta bëjë Lëvizja Vetëvendosje dhe në anën tjetër nuk mendoj që mundet opozita ta bëjë qeverinë si e vetme. Prandaj, duke qenë kështu ose e bëjmë qeverinë ne ose shkojmë në zgjedhje. Dhe ne jemi të interesuar që ta bëjmë qeverinë”, tha ajo.


Konjufca: Qeveria e ardhshme s’mund të formohet pa koalicione qeverisëse

Kryeparlamentari në detyrë, Glauk Konjufca pas takimit me partitë politike ku u diskutua për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se LVV ende nuk e ka caktuar emrin e kryeparlamentarit të ardhshëm.

“Sa i përket kryetarit të Kuvendit, LVV ende nuk e ka dhënë emrin e kryetarit të Kuvendit kjo për arsye se mendoj se të gjitha pozitat sa i përket përbërjes së re të mazhorancës që pastaj do të shndërrohet në qeveri, i nënshtrohen disa principeve e njëri prej tyre është përpjekja për të themeluar Qeverinë”, tha Konjufca.

Ai shtoi se është e pamundur që të mos krijohet një koalicion në mënyrë që të jenë votat për formimin e Qeverisë së re.

“Kur jemi te Qeveria është e pamundur që të mos themelohet një koalicion që krijon mazhorancën e aftë për të zgjedh me 61 vota një qeveri të re. Të gjitha pozicionet përfshirë atë të kryetarit të Kuvendit i nënshtrohet këtij principi”, tha Konjufca.

Konjufca ka përmendur se kryetari i LVV-së, Albin Kurti deri më tash i ka dërguar ftesë për takim vetëm kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Letra i është drejtuar vetëm LDK-së, kurse gjuhën që do ta përdorim do të jetë një gjuhë e bashkëpunimit e partneritetit. Mund ta merrni me mend tensionet dhe polarizimet e mëdha që ndodhin gjatë fushatës, por në fund të fundit të gjithë zgjohemi një mëngjes dhe e shohim se cili është rezultati i zgjedhjeve dhe e kuptojmë se politika nuk ndërtohet mbi urrejtjen e dashurinë”, tha Konjufca.

Ai shtoi se politika është me i kuptua interesat, që të cilat i përfaqësojmë nuk janë personale por interesat e Republikës.

Konjufca tha se ka pasur gjuhë të ashpër edhe nga ana e opozitës në drejtim të tij, por që nuk i ka ngelur “hatri”

“Nuk më ka mbetur hatri prej atyre shprehjeve dhe ia zgjati dorën e bashkëpunimit secilit që mund të pajtohemi se mund të bëjmë diçka bashkë për shtetin e Kosovës”, tha Konjufca.


Konjufca deklarohet pas takimit me përfaqësuesit e partive politike

Kryetari në detyrë i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se gjithçka është gati për seancën konstituive të Kuvendit më 15 prill.

Pas takimit me përfaqësuesit e partive politike, Konjufca tregoi skenarin dhe ndarjen e ulëseve në legjislaturën e nëntë.

“Në mes ulet partia me më shumë ulëse në Kuvend, krahu i djathtë ulen PDK, krahun e majtë LDK dhe AAK. Dallimet janë të vogla me legjislaturën e tetë”, tha Konjufca.

Në takim nga Lëvizja Vetëvendosje morën pjesë Albulena Haxhiu, nga PDK-ja nënkryetari Uran Ismaili, nga LDK-ja mori pjesë nënkryetarja e kësaj partie Doarsa Kica, kurse nga AAK-ja sekretari Muharrem Nitaj.

Pjesë e këtij takimi konsultativ ishin edhe përfaqësuesit e partive jo shumicë.

Nis takimi i Konjufcës me partitë politike

Back to top button