Konjufca: Sakrifica e Jasharëve na ka ngritur kombëtarisht në nivelin më të lartë të dinjitetit dhe krenarisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për shënimin e Epopesë së UÇK-së , tha se se rënia heroike e Jasharëve, i dha jetë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sakrifica madhështore e Jasharëve, na ka ngritur kombëtarisht në nivelin më të lartë të dinjitetit dhe krenarisë. Jasharët, në krye me Ademin e Hamzën, me bacin Shaban e të të gjithë familjarët tjerë, gra e burra, pleq e fëmijë, u sakrifikuan kolektivisht në luftë të drejtpërdrejtë për liri. Ata kolektivisht e zbatuan parimin ideal të jetës, liri a vdekje. Kur kombi arrin ta përcaktojë këtë princip, rënia bëhet liri e liria bëhet bëhet domosdoshmëri. Liria është si ajri, por ajo nuk rrin pezull. Ajo ngrihet mbi themele të forta, kurse rrënjët e saj shtrihen thellë në tokën e të parëve tanë. Siç thoshte Hamza , “ne do të jemi këtu, sepse nuk kemi ku të shkojmë, guri peshon në tokën e vetë ”.”, tha Konjufca.

Konjufca me tej tha se Pavarësia e Kosovës është rezultat i këtij procesi.

Back to top button