Konjufca: Serbia e gatshme t’i shtyjë planet e Putinit në rajonin tonë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se Serbia është e gatshme që t’I shtyjë plant e Putinit në rajon.

Këtë deklaratë Konjufca e ka bërë me rastin e dy vjetorit të invazionit rus në Ukrainë.

“Në këto dy vite, Rusia e Vladimir Putinit ka bërë çmos për ta pushtuar përfundimisht Ukrainën, duke mos ia dalë, por ka angazhuar edhe satelitët e saj në Evropë për të mbjellë destabilitet, pasiguri, shpërqëndrim, luftë dhe përçarje. Me një Serbi të gatshme për t’ shtyrë planet e Putinit në rajonin tonë dhe Evropë, mbështetja dhe angazhimi ynë për fitoren e Ukrainës bëhet edhe më kuptimplotë. Liria e popujve, sovraniteti i vendeve, është goditja më e rëndë ndaj tiranëve dhe tiranive të tyre. Liri Ukrainës dhe popullit të saj!”, ka deklaruar ai.
Derisa paraprakisht ka thënë se Kosova është krenare që rreshtohet kah bota demokratike duke iu bashkuar ndihmës dhe solidaritetit për Ukrainën.

“Këto dy vite që nga sulmi i Rusisë mbi Ukrainën, shënojnë fazën kur në mënyrë të qartë botës iu ofruan dy propozime, njëri që thërret për radhitje nën emrin e lirisë, dinjitetit dhe demokracisë, e tjetri që dëshiron nënshtrim, pushtim, shfrytëzim dhe krime kundër njerëzimit.Republika e Kosovës është krenare që angazhohet fuqishëm, pa mëdyshje dhe ambiguitet, në anën e drejtë të historisë, duke iu bashkuar asistencës dhe solidaritetit të botës demokratike ndaj Ukrainës, që ashtu si ne aspiron integrim në NATO dhe Bashkim Evropian.”, ka shkruar Konjufca./21Media

Back to top button