Konjufca shkon për ngushëllime te familja e Thaçit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka qëndruar sot në Skenderaj, ku është takuar me familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Babai i Hashim Thaçit, Haxhiu, është ndarë nga jeta të dielën mbrëma, ndërkaq u varros të martën në fshatin Burojë.
Për tri ditë radhazi do të ketë të pame për vdekjen e Haxhi Thaçit, teksa Konjufca sot ngushëlloi familjarët e të ndjerit.
Pas përfundimit të vizitës, ai shkroi disa fjalë edhe në librin e zisë.