Konjufca shprehet optimist për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, është shprehur optimist se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, në mbledhjen e sotme do të votojë pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Megjithatë Konjufca tha se Kosovës i mbetet edhe hapi i tretë i madh në Komitetin e Ministrave të Punëve të Jashtme në muajin maj. Ai theksoi se çfarëdo vendosje e kushteve shtesë që ndërlidhen me themelimin e Asociacionit do të ishte e pandershme për Kosovën.

“Nga të gjitha këto takime që i kam pasur në Këshill të Evropës, atmosfera dhe disponimi i Grupeve Parlamentare, deputetëve të Këshillit të Evropës gjithmonë ka qenë në mbi dy të tretat për të mbështetë Kosovën që me u bërë anëtare e Këshillit të Evropës. Këtë e them nga përvoja dhe takimet që kam pasur. Unë sot jam shumë optimist se Kosova do të kalojë këtë hapin e dytë të madh pastaj mbetet edhe i tretit, siç e thatë edhe ju takimi i ministrave të punëve të jashtme që mblidhen një herë në vit”, tha ai.

I pyetur se a do të dërgohet draft-statuti i Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese para votimit final në Këshill të Evropës, Konjufca tha se Kosovën nuk duhet ta ngarkojë askush me diçka që nuk theksohet në raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bokojanis.

Nëse do të vendoset kusht Asociacioni, Konjufca tha se kjo do të bëhej për interesa të ndërmjetësit Miroslav Lajçak dhe proceseve që ai nuk ka përmbyllur.

“Nuk mendoj se është e ndershme për Kosovën që të përjetojë kushte të tjera shtesë nga ato që e kanë përpiluar te ekspertët eminentë të Këshillit të Evropës… Nëse shtetet të tjera, qeveritë e tyre dëshirojnë të vendosin kushte të tjera shtesë atëherë ne mendojmë se kjo është e papranueshme dhe është dëmtim i qëllimshëm i Republikës së Kosovës dhe suksesit të saj. Po ashtu nuk është fare e mirëpritur, kur vet Këshilli i Evropës na ka mirëpritur. Vet Dora Bakojanis që vjen nga një shtet mosnjohës thotë se vetëm çështja e Manastirit është kusht, na qesin dikush tjetër kushte të tjera… Kosova do ti qëndrojë vetëm asaj që ne e shohim si shkronjë në raportin e zonjës Bakojanis. Raporti nuk thotë asgjë për Asociacionin para anëtarësimit. Pas anëtarësimit pastaj do të krijohet një komision monitorues sa i përket hapave të mëtutjeshëm për implementimin e atyre që quhen marrëveshje ekzistuese me Serbinë ku njëra prej tyre mund të jetë edhe Asociacioni. Zonja Bokajonis shumë lehtë mund të kishte shkruar Asociacioni para anëtarësimit, por nuk e ka bërë këtë gjë. Pse dikush duhet me na ngarku me diçka më shumë sesa na ka ngarkuar ajo dhe Këshilli i Evropës. Kjo do të ishte për interesa të Lajçak dhe proceseve që ai nuk ka mundur me përmbyllë dhe përfundu. Me na qitë në qafë edhe disa kritere që janë të pandershme”, tha Konjufca.

Këto komete Konjufca i bëri para gazetarëve, pasi ishe pjesëmarrës në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Ai foli edhe për vrasjen e gruas në Pejë dhe kërkesat për thirrjen e Këshillit të Sigurisë, për shpalljen e gjendjes emergjente.

“Institucionet e sigurisë gjithmonë duhet të mblidhen për raste të tilla. Është edhe kjo arsye, pasi këtë javë i patëm dy vrasje të grave. Kjo është tronditëse dhe trishtuese kur ngritesh mëngjes dhe dëgjon për raste, së ishim duke trajtuar rastin e Ferizajt, ndodhi ky i Pejës. Kjo është vërtet e papranueshme që në shoqërinë tonë të ndodhin krime të tilla që ndodhin ta bashkëshortët ose ish bashkëshortet”, tha ai.

Back to top button