Konjufca takohet me Prattipatin: Bashkëpunimi i ngushtë me ShBA’të, përcaktim i pandryshueshëm i institucioneve të reja

Kryediplomati Glauk Konjufca ka pritur sot në takimi të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Annu Prattipati.

Konjufca ka deklaruar se bashkëpunimi i ngushtë me SHBA-të, “mbetet përcaktim i pandryshueshëm i institucioneve të reja”.

Ai e ka njoftuar Prattipatin edhe për vizionin dhe prioritetet e politikës së jashtme nën drejtimin e tij.

Ata kanë folur edhe për proceset pas themelimit të institucioneve të reja.

“Zëvendëskryeministri Konjufca paraqiti vizionin dhe prioritetet e politikës së jashtme të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës nën drejtimin e tij në mandatin e ri. Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova pas themelimit të institucioneve të reja. Bashkëpunimi i ngushtë me SHBA-të mbetet përcaktim i pandryshueshëm i institucioneve të reja”, thuhet në njoftim.

Back to top button