Konjufca takohet me presidentin e Letonisë

Presidenti i Letonisë, Egils Levits është pritur në takim nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Galuk Konjufca. Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, ndërsa do të ketë komunikatë për media.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidenten Vjosa Osmani, Levits ka shprehur mbështetjen e vendit të tij në aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO si dhe në Këshill të Evropës, ndërsa ka kërkuar nga Bashkimi i Evropian që të liberalizojë vizat për kosovarët.
Levits ka thënë se situata në Evropë ka ndryshuar pas pushtimit rus dhe se tani Evropa kërcënohet nga një Rusi agresive./21Media

Back to top button