Konjufca thërret mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit

Tri pika të rendit të ditës

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thirrur për të hënën, më 20 janar, mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, të Legjislaturës së shtatë.

Mbledhja do të mbahet në orën 11:00, në sallën C 301 në Kuvendin e Kosovës.

Pikat e rendit të ditës janë: Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP. Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave./21Media

Back to top button