Konjufca uron popullin ukrainas

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka uruar sot popullin ukrainas me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, e cila u shkëput nga ish-Bashkimi Sovjetik 31 vjet më parë.
Në një postim në Facebook, Konjufca ka thënë se ky përvjetor përkon me ditët më të rënda, kur Ukraina mbush gjashtë muaj nga përballja me pushtimin e egër rus dhe me shiun e pandërprerë të bombave të Vladimir Putin.
“Duke u rreshtuar me SHBA-në, BE-në, Mbretërinë e Bashkuar, NATO-n dhe botën demokratike kundër agresionit të Rusisë, Kosova është shprehur fuqishëm në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës. Në emër të Kuvendit të Kosovës dhe në emrin tim personal uroj nga zemra udhëheqjen dhe popullin ukrainas me rastin e ditës më të rëndësishme për shtetin e pavarur të Ukrainës. Jemi me ju! Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”, ka shkruar Konjufca.
Sot më 24 gusht Ukraina feston 31 vjetorin e pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik./21Media

Back to top button