Konsiderohet i rrezkishëm, Gjermania arreston predikuesin fetar nga Kosova

Mediat në Gjermani raportojnë se atje është arrestuar një shqiptar i Kosovës i dyshar  i konsideruar si i rrezikshëm

Sipas informacioneve të BILD, islamisti i rrezikshëm Abdul Alim Hamza u arrestua të martën dhe u dërgua në paraburgim në pritje të dëbimit.

Aksioni u përgatit nga autoriteti i emigracionit në Bon dhe agjencia e sigurimit shtetëror.

Shtetasi kosovar me emrin Abdul Alim Hamza në fakt quhet Leonis Hamza. Atij i pëlqen të shfaqet në mediat sociale me personazhe famëkeq si udhëheqësi i klanit Arafat Abou -Chaker. Siç shkruan BILD, ai ka lindur në Pejë të Kosovës në vitin 1990 dhe për herë të fundit ka jetuar në Bon.

Që nga janari i vitit 2022 ai është konsideruar si një i ashtuquajtur “person relevant” në fushën e islamizmit./21Media

Back to top button