Konstituimi i Kuvendit në “dorë” të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Kosova rrezikon të përballet me një tjetër bllokadë politike në procesin e formimit të institucioneve të reja, përkatësisht të Kuvendit dhe Qeverisë. Shkak mund të bëhet zgjedhja e njërit nga nënkryetarët e Kuvendit, post i cili me Kushtetutë i takon komunitetit serb. Vetëvendosje dhe partitë e tjera shqiptare nuk e kishin mbështetur asnjë kandidat nga Lista Serbe për nënkryetar të Kuvendit, ndërsa që me 71 vota ishte zgjedhur deputeti, Nenad Rashiqi, për të cilin Lista Serbe ishte ankuar në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushteutese pritet ta sqarojë nëse nëkryetari i Kuvendit i takon ekskluzivisht Listës Serbe si grupi më i madh parlamanetar nga ky komunitet, apo ishin plotësuar kritetër kushtetuese për zgjedhjen e Nenad Rshiqit në këtë post. RTV21 merr vesh se ankesa e Listës Serbe është drejt përfundimit të shqyrtimit. Ndërkohë, këtë nuk e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, i cili tha se lënda është duke u shqyrtuar dhe nuk dha një parashikim nëse publikimi i vendimit mund të publikohet përpara procedurave të konstituimit të Kuvendit.

“Kjo kërkesë aktualisht është duke u shqyrtuar nga Gjykata. Vendimi do të merret pasi të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë nga pala parashtruese, në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës.”, tha Dula për RTV21.

Lëvizja Vetëvendosje e cila ka sigutruar 57 ulëse në Kuvend ka paralajmëruar se nuk do ta votojë asnjë kandidat nga Lista Serbe për nënkryetar të Kuvendit duke favoziruar rizgjedhjen deputetit serb Nenad Rashiq. Ky i fundit  ka shfaqur gatishmëri të heq dorë nga posti i ministrit për komunitete dhe kthim për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit nëse këtë ia lejon Gjykata Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese është afër fundit të një vendimi sa i përket ankesës që e ka paraqitur Lista Serbe. Unë po e pres atë vendim që të sqarohet saktë nëse ka të drejtë ekskluzive Lista Serbe që në mënyrë monopoliste të ketë kandidatin e saj, apo nëse mund të ketë edhe një kandidat tjetër, si në rastin tim. Nëse Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë ekskluzive që vetëm Lista Serbe të propozojë, atëherë të gjithë ne do ta respektojmë këtë. Nëse mbetet ashtu siç është, unë jam i gatshëm të jem nënkryetar i Kuvendit, sepse Lista Serbe nuk ka pasur përfaqësim adekuat të serbëve.”, tha Rashiq.

Avokati Ardian Bajraktari pret nga Gjykata Kushtetuese që të dalë sa më shpejt me një vendim interpretues sa i përket ankesës së Listës Serbe për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb. Sipas tij, procesi i numrimit të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit po rrjedhë me shpejtësi dhe është e rëndësishme që vendimi i Gjykatës të merret përpara procedurave të konstituimit të Kuvendit, në mënyrë që të shmangen paqartësitë dhe një bllokadë eventuale e konstituimit të Kuvendit.

“Është shumë e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese të ketë një verdikt sa i përket ankesës së Listës Serbe. Po ashtu, është e rëndësishme të sqarohet nëse, në rastin e zgjedhjes së nënkryetarit Nenad Rashiq, janë përmbushur kriteret, përkatësisht kërkesat kushtetuese dhe ato të Rregullores së Kuvendit.”, tha Bajraktari.

Në bazë të rezultatit të 28 dhjetorit Lisa Serbe ka fituar 9 mandate në Kuvend, ndërsa një i takon deputetit të përkatësisë serbe Nenad Rashiq. Kuvendi duhet t’i zgjedhë pesë nënkryetar, 3 nga partitë më të mëdha shqiptare dhe dy nënkryetar nga komuniteti serb dhe jo serb./RTV21/21Media

Back to top button