Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në New York pa shërbime konsullore

Sapo ka filluar sezoni i pushimeve dhe tani në valën e pushimeve bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në SHBA, që kanë nevojë për shërbime konsullore, po ballafaqohen me vështirësi të mëdha sepse Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork nuk është në gjendje të ofrojë shërbime konsullore sepse aty nuk ka konsull, pasi që konsulli i deritashëm Lulzim Krasniqi u largua nga detyra.
Siç dihet Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork mbulon me shërbime Amerikën verilindore, siç janë shtetet Nju Jork, Nju Xhersi, Kenektiket, Masaqusets, Miçigen etj, ku edhe është koncentrimi më i madh i kosovarëve.
Kosova ka edhe një konsullatë tjetër në Ajova që po përpiqet të ndihmojë, por e ka të pamundur që të plotësojë kërkesat e bashkëatdhetarëve tanë. Për këtë Komuniteti shqiptar në SHBA apelon tek Qeveria dhe Institucionet e Kosovës që sa më parë të funksionalizojë konsullatën në Nju Jork.
Kosova i detyrohet Komunitetit Shqiptaro-Amerikan që së paku t’ua ofrojë shërbimet konsullore sepse Komuniteti shqiptar në SHBA e ka përkrahë Kosovën dhe çështjen e saj me dekada, materialishtë, financiarishtë, me batalionin Atlantiku e sidomos me lobim tek institucionet e SHBA-ve dhe populli Amerikan.
Në ndërkohë bashkëatdhetarët tanë në nevojë për Shërbime konsullore mund t’i drejtohen konsullatës së Kosovës në Ajova./21Media

Back to top button