​Konsumoi preparate higjienike, ndërron jetë 51-vjeçarja

Një 51-vjeçare nga fshati Rakaj i Ferizajt ka ndërruar jetë sot si pasojë e konsumimit të preparateve higjienike.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me datën 22.10.2025, rreth orës 09:30 kemi pranuar një informatë se në fshatin Rakaj, një femër kishte konsumuar preparate higjienike. Menjëherë, hetuesit rajonalë dhe njësia e Forenzikës Rajonale kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Veseli.

Lidhur me viktimën, Veseli tha se ajo pas dërgimit në QE të Ferizajt është transferuar në QKUK, ku rreth orës 12:45 ajo ka ndërruar jetë.

“Viktima fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente të Ferizajt dhe më pas është transportuar në QKUK – Prishtinë për trajtim të mëtejmë mjekësor. Rreth orës 12:45, nga QKUK jemi njoftuar se viktima (51 vjeçe) kishte ndërruar jetë”, tha Veseli për portalin rtv21.tv

“Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “Vetëvrasje”, ndërsa trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore”, shtoi ai. /21Media

Back to top button