Kontabandohen dele nga territori i Serbisë

Një rast i kontabandës i kafshëve nga territori i Serbisë ka ndodhur në Zubin Potok ditën e martë.

Referuar raportit 24 orësh të Policisë së Kosovë, thuhet se gjatë kontrollit të automjeteve është vërejtur se kanë qenë të ngarkuara dele si dhe pije alkoolit dhe jo-alkoolike.

“Njësia e KFOR-it gjatë patrullimit ka vërejtur 3 vetura dhe një furgon që dyshohet se janë futur në Kosovë nga territori i Serbisë. Njësia policore i është përgjigjur rastit ku drejtuesit e tri automjeteve kanë ikur duke i lënë automjetet në rrugë, ndërsa njëri nga drejtuesit, i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar. Gjatë kontrollit të automjeteve është vërejtur se të njëjtat kanë qenë të ngarkuara me dele si dhe pije alkoolit dhe jo-alkoolike. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti”, thuhet në njoftim. /21Media

Back to top button