Kontrabanda me mallra, Dogana parandalon gjashtë raste

Njësitë e Doganës së Kosovës kanë parandaluar gjashtë raste të tentim kontrabandës.
Në Mitrovicë, njësitet e Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arritur të ndalojnë një automjet i cili ishte duke transportuar 1500 litra vaj ushqimor të kontrabanduar nga Serbia përmes rrugëve ilegale.
Në regjionin e Mitrovicës janë regjistruar tri raste të kontrabandimit të mallrave ku janë parandaluar futja e mallrave si në vijim:

  • Rasti 3: 450 litra Pije Jooalkoolike
  • Rasti 4: 2000 copë mikro kabllo telefona
  • Rasti 5: 10,800 copë vezë të fresketa

Në regjionin e Prizrenit gjatë kontrollës se një ngarkese është vërtetuar se malli badema nuk ka dokumentacion mbi prejardhjen e mallit, sasia e tyre ishe rreth 680 kg.
Derisa në rastin e fundit dogana ka arritur të parandalojë një automjet të dyshimtë i cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar nga Serbia, 70 pako çokollata.
Sasia e përgjithshme e mallrave të konfiskura kalon 6000 mijë kilogram. Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ndaj personave përgjegjës ka filluar procedura kundërvajtëse./21Media

Back to top button