Kontrabandë me migrantë në Vërmicë e Merdare, arrestohen katër persona

Përmes raportit 24 orësh Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar katër burra në pikat kufitare, Vërmicë dhe Merdare.

Të dyshuarit akuzohen për veprën penale ”kontrabandim me migrant”.
Të premten është raportuar se për procedura të rregullta është ndaluar vetura me targa të huaja në Merdare me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar. Në veturë ka qenë dhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe viktima mashkull shtetas i huaj, ku gjatë kontrollimit të dokumentacionit viktima nuk ka poseduar vizë ose leje qëndrim për Republikën e Kosovës, andaj zyrtarët policor kanë urdhëruar kthimin e viktimës, mirëpo drejtuesi i veturës, i dyshuari ka refuzuar urdhrat dhe me veturë ka ikur nga pika kufitare duke u futur në territorin e Republikës së Kosovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, të dyshuarit janë vë në kërkim policor.
”Lidhur me rastin më 26.03.2022 pas grumbullimit të dëshmive  janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar dhe ndaj të dyshuarve ndiqet procedurë kundërvajtëse, kurse për shtetasin e huaj njësia për migrim dhe të huaj është duke e trajtuar rastin. Në konsultim me prokurorin pas përfundimit të procedurave të dyshuarit  janë liruar”, thuhet në raport.
Ndërsa, dje në Vërmicë janë arrestuar edhe dy burra, pasi që në veturat e tyre janë hasur dy shtetas të huaj dhe disa të dyshuar tjerë të cilët kanë ikur në drejtim të pyllit. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje./21Media

Back to top button