Kontrabandohet një kamionetë me dru nga Serbia në Kamenicë

Është kontrabanduar një kamionetë më dru nga Serbia në Kamenicë të hënën.

Policia ka bërë të ditur se njësitet e policisë kanë dalë në vendin ne ngjarjes dhe kanë ndaluar kamionetën e ngarkuar me dru ku janë hasur tre burra, drejtuesi dhe dy pasagjerë.

“Pas pranimit të informacioneve se persona të dyshuar janë duke kontrabanduar dru, njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes , dhe gjatë vëzhgimit kanë vërejtur se nga territori i Serbisë ka hyr një kamionetë pa targa e ngarkuar me dru. E njëjta është ndalur, ku janë hasur tre persona meshkuj kosovarë (drejtuesi dhe dy pasagjeret)”, thuhet në raportin 24 orësh.

Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon ne procedurë të rregullt.

Policia rastin e ka cilësuar “Kalim ilegal i kufirit”./21Media

Back to top button