Kontraste interesante ndërmjet Zelenskyt e Bidenit gjatë konferencës për media

Konferenca e përbashkët për shtyp me Joe Biden dhe Volodymyr Zelensky krijon një kontrast interesant.
Presidenti amerikan është i gjatë, i veshur me një kostum blu të errët me një kravatë me vija blu dhe të verdhë.
Homologu i tij ukrainas është më i shkurtër, më i trashë, i veshur vetëm me xhupin dhe pantallonat e tij si ngjyrë ulliri – veshje me të cilën ai ka premtuar ta mbajë derisa vendi i tij është në luftë, shkruan BBC, përcjell portali rtv21.tv
Zelensky hyri me një shprehje serioze dhe e mbajti atë ndërsa Biden dha fjalën e tij hyrëse, vetëm duke tundur kokën lehtë dhe herë pas here shikonte në të majtë për të bërë kontakt me sy me presidentin amerikan.
Presidenti ukrainas buzëqeshi lehtë, kur Biden tha se ai, por jo presidenti rus Vladimir Putin, ishin të hapur për të ndjekur paqen./21Media

Back to top button