Kontrollohen 15 pompa derivatesh në veri

Në tri pompat e karburanteve në Zubin Potok, një në Mitrovicën e Veriut, 4 në Zveçan dhe 7 në Leposaviq inspektorët e Ministrisë së Tregtisë së Kosovës kanë kryer kontrolle afariste mëngjesin e sotëm.

Janë kontrolluar licencat e punës dhe dokumentet e tjera, kështu ka thënë për portalin rtv21.tv zëvendëskomandant i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Inspektorët kanë kryer kontrolle në tre pompa private, kanë kërkuar nga pronarët leje pune dhe dokumentacion tjetër. Kontrollet në Zubin Potok kanë përfunduar dhe këto pompa nuk janë mbyllur”, ka konfirmuar Elshani për portalin rtv21.tv.

Policia e Kosovës Veri ka ndihmuar në këto kontrolle. Inspektorët sot do të vizitojnë edhe pompat e tjera në veri.

Kujtojmë se për më pak se një javë, institucionet inspektuese të Kosovës mbyllen gjithsej pesë pompa në të katër komunat në veri të Kosovës./21Media

Back to top button