Koreja e Jugut po përballet me rritjen më të madhe të rasteve me koronavirus

Vetëm brenda një dite u konfirmuan afro 300 raste me koronavirus

Koreja e Jugut ka regjistruar rritjen e saj më të madhe të infeksioneve me koronavirus në një ditë të vetme, me 594 raste të reja të konfirmuara të premten.

Rritja sjell numrin e përgjithshëm të infeksioneve në Korenë e Jugut në 2 mijë e 931, sipas Qendrës Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC).

17 njerëz kanë vdekur në këtë vend deri më tani, transmeton 21Media.

Koreja e Jugut ka numrin më të madh të rasteve të konfirmuara jashtë Kinës, ku filloi shpërthimi./21Media

Back to top button