Koreja e Veriut arreston edhe një shtetas amerikan
Im Hak-song punoi në Universitetin Pyongyang të Shkencës dhe Teknologjisë (PUST) dhe u ndalua më 6 maj
Koreja e Veriut thotë se ka arrestuar një shtetas të SHBA-së, nën dyshimin se ka kryer “veprime armiqësore” kundër shtetit.
Im Hak-song punoi në Universitetin Pyongyang të Shkencës dhe Teknologjisë (PUST) dhe u ndalua më 6 maj, tha agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.
Tre qytetarë të tjerë amerikanë janë duke u mbajtur në Korenë e Veriut, përfshirë Kim Sang-duck, i cili ndiqte mësimet në PUST.
Shtetet e Bashkuara në të kaluarën kanë akuzuar Korenë e Veriut për ndalimin e qytetarëve të saj për t’i përdorur ata si pengje.
Kim Hak-song kishte përshkruar më parë veten si një misionar i krishterë që kishte për qëllim të niste hapjen e një laboratori eksperimental në PUST, raportoi agjencia e lajmeve Reuters duke cituar një postim online nga Kim