”Koreja Veriore të mos shkelë rezolutat e e Këshillit të Sigurimit”

Shuang deklaroi se Kina po ashtu ka bërë thirrje për uljen e tensioneve dhe për vetëpërmbajtje

Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës kërkoi sot nga Koreja Veriore që të mos shkelë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Geng Shuang deklaroi se Kina po ashtu ka bërë thirrje për uljen e tensioneve dhe për vetëpërmbajtje, transmeton Reuters.

Kërkesa e Kinës vjen pasi që dje Koreja Veriore lansoi edhe një raketë balistike, gjë e cila nxiti kundërshtimet e bashkësisë ndërkombëtare.

BE-ja ka paralajmëruar se do të vendosë sanksione të reja ndaj Pjong-jangut zyrtar për shkak të lansimit të raketës balistike

Back to top button