Korenica: Smajl Latifi i shërben Ramushit dhe Dautit
Kandidati nga radhët e VV-së për kryetar të komunës së Rahovecit, Visar Korenica sot në debatin për zgjedhjet lokale në RTV 21 ka theksuar se të rinjët duhet të zhvillohen dhe kenë nevojë për infuzion financiar.
Sipas Korenicës, kryetari aktual nuk qeverisë vet, i shërben kryetarit të AAK-së.
”Kryetari i shërben dikujt, i shërben Ramushit dhe Dautit, ata kanë plane për dëmtimin e projektit madhor të Kosovës që indirekt po na shkakton telashe”, ka thënë Korenica gjatë debatit./21Media