Kori Siparantum shpërblehet me çmim në Olimpiadën e koreve botërore

Kori Siparantum është shpallur fitues në kategorinë “The Open Competition – Musica Contemporanea”.
Kështu, “Siparantum” shënoi një tjetër sukses jashtë Kosovës, ku bëri histori në Olimpiadën e koreve botërore, “World Choir Games 2021”.
Kori mori pjesë në Olimpiadën më të madhe të muzikës korale, “WORLD CHOIR GAMES 2021”, ku Kosova u përfaqësua për herë të parë.
Në garën e këtij viti, pjesëmarrës në “WCG” ishin mbi 300 kore nga e gjithë bota.
Kori Siparantum garoi në “Open Competition”, në kategorinë “Contemporary Music” e cila u mbajt në sallën e njohur koncertale, “Queen Elizabeth Hall, Antwerp”./21Media

Back to top button