RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
Kos pret Spiropalin: Mbështesim ambicien për mbylljen e negociatave brenda 2027-ës
🗺️ Rajoni

Kos pret Spiropalin: Mbështesim ambicien për mbylljen e negociatave brenda 2027-ës

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali u takua mëngjesin e sotëm me Komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos. Në takimin me zyrtaren e lartë të BE u analizuan ritmi i procesit

nga Gentrita Xhemajli27 tetor 202527 tetor 2025

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali u takua mëngjesin e sotëm me Komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos.

Në takimin me zyrtaren e lartë të BE u analizuan ritmi i procesit të negocimit, reformat, rezultatet dhe pritshmëritë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

Spiropali përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thekson se në Komisionin Europian, “Shqipëria veçohet e vlerësohet si vendi ku premtimet dhe angazhimet nuk janë fjalë, por vepra, siç tregon ecuria e zbatimit të Planit të Ri të Rritjes”.

“Falë reformave strukturore në fushat e konkurrueshmërisë, zhvillimit të qëndrueshëm, integrimit ekonomik, energjisë dhe digjitalizimit, Komisioni Europian disbursoi së fundmi 100 milionë euro për Shqipërinë në kuadër të këtij instrumenti”, ka shkruar Spiropali.

Kos dhe Spiropali u ndalën te “Muri i Zgjerimit” në zyrën e Komisioneres, ku reflektohet progresi i vendeve drejt procesit të negociatave të anëtarësimit, dhe ku Komisionerja Kos thotë se Shqipëria dallon për suksesin mbresëlënës.

“Siç mund ta shihni këtu, një nga vendet më të suksesshme në grupin e zgjerimit është Shqipëria me pothuajse të gjithë grup-kapitujt e hapur, pa një të fundit.

Me ndihmën tuaj, Zonja Ministre, shpresojmë se do ta ndryshojmë këtë ngjyrë (të grup-kapitullit të fundit), nga e kuqe, në të verdhë në muajin nëntor”.

Gjatë takimit me Spiropalin, Komisionerja theksoi se “ne mirëpresim dhe mbështesim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave të anëtarësimit brenda 2027-ës”.

Komisionerja Kos përgëzoi Shqipërinë për rezultatet e arritura në kuadër të Planit të Rritjes, duke dhënë një shembull pozitiv në rajon.

Në deklaratën përpara “Murit të Zgjerimit”, Spiropali tha se progresi i Shqipërisë pasqyron vokacionin e popullit shqiptar si populli më pro BE-së në rajon dhe ndoshta në Evropë.

Ministrja Spiropali siguroi se Shqipëria e konsideron zgjerimin si një proces të bazuar në meritë dhe të nxitur nga reformat.

Ajo siguroi se Shqipëria do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të përmbushur standardet, pasi “ne e kuptojmë se ky nuk është një proces burokratik, por më tepër një proces transformues”.

“Shqipëria është një vend evropian dhe ka qenë atje që nga fillimi i kohës dhe tani është gati të qëndrojë me Evropën brenda Unionit”, tha Spiropali.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

59 min më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

2 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

3 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë