Kosnett: Gratë udhëheqëse kanë qenë thelbësore për suksesin e Kosovës

 

 

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke thënë se gratë udhëheqëse kanë qenë gjithmonë thelbësore për suksesin e Kosovës.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se këtë e kanë pranuar edhe shumica e votuesve.

“Megjithëse shpesh të pakredituara, gratë udhëheqëse kanë qenë gjithmonë thelbësore për suksesin e Kosovës. Votuesit e inkurajuar e pranuan me shumicë dërrmuese këtë, duke siguruar që më shumë gra se kurrë do të kenë role kryesore publike në ndërtimin e të ardhmes së Kosovës. Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas! IWD2021”, ka shkruar diplomati amerikan./21Media

Back to top button