Kosnett shkon në zyrat e LDK-së

Edhe Walker ishte tek LDK-ja

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka shkuar në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës për t’u takuar me krerët e kësaj partie.

Kosnett pritet të informohet rreth aktualitetit politik dhe përpjekjeve për formimin e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Para ambasadorit amerikan, në LDK ka qëndruar ish-shefi i misionit të OSBE-së, William Walker.

Walker është larguar nga LDK disa minuta pasi ka mbërritur Kosnett.

Në fund të muajit dhejtor, Kosnett ka takuar liderët e dy partive fituese të zgjedhjeve.  Pas këtyre takimeve, ambasadori amerikan dhe Ambasada e Britanisë kanë kërkuar nga VV e LDK të tejkalojnë dallimet.

Sipas tyre, këto dy subjekte duhet të punojnë së bashku që të tejkalojnë dallimet në mes tyre dhe të formojnë qeverinë që do të adresojë çështjet më me prioritet të popullit të Kosovës./21Media

 

Back to top button