Kosova 3×3 ka përfunduar garat në FIBA Europe Cup 3×3, që po zhvillohet në Qipro

Kosova 3×3 ka përfunduar garat në FIBA Europe Cup 3×3, që po zhvillohet në Qipro.

Vashat Dardane në grupe kishin një fitore (ndaj Andorrës 16:18) dhe dy humbje (nga Luksemburgu 4:17 dhe Qipro 20:9).Pasi përfunduan grupet në vendin e tretë, Dardanet sot u ndeshën me Irlandën, që ishte e dyta në grupin e saj dhe irlandezet triumfuan 16:4. Dy pikë shënoi Saranda Daci dhe nga një Enisa Kamerolli dhe Sara Vraniqi.

Kujtojmë se, meshkujt përfunduan grupin me tri humbje nga tri ndeshje të zhvilluara.

Back to top button