Kosova arrin marrëveshje për të qenë pjesë e programit “Creative Europian”

Kosova ka arritur marrëveshje për të qenë pjesë e programit të ri “Creative Europe” për periudhën 2021 – 2027, ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.
“Kosova arrin marrëveshjen për të qenë pjesë e programit të ri Creative Europe për periudhën 2021-2027, program ky i Bashkimit Evropian për mbështetje financiare për sektorët krijues, kulturor dhe audiovizual në Evropë. Sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës miratuam Projektligjin pёr Ratifikimin e Marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në këtë program. Kjo platformë mundëson promovimin dhe ndërlidhjen e artistëve tanë me skenën ndërkombëtare të artit, përmes mbështetjes së mobilitetit kulturor në projekte kulturore evropiane”, ka shkruar Çeku në Facebook.
Sipas Çekut, programi krijon hapësira të reja për komunitetin tonë artistik për avancim të veprimtarisë brenda dhe jashtë shtetit, njëherit duke e fuqizuar pozitën e Republikës së Kosovës brenda hartës kulturore evropiane./21Media

Back to top button