Kosova arrin sukses të jashtëzakonshëm në “Grand Prix Croatia 2022”
Medalja e 24-të e radhës, njëherazi e 14-ta në ditën e tretë nga Përfaqësuesja e Kosovës në Karate në Grand Prix Croatia 2022, që po mbahet nga 18-20 mars në Samobor te Kroacisë.
Suela Arifi, e cila fitoi medaljen e artë, kampione në kategorinë e grupmoshave (2010-2011-2012) deri në 44 kilogram xhiron e parë e fitoi nga garuesja e Italisë, Kroacisë, Sllovenisë, Kroacisë dhe në finale mundi garuesen nga Bullgaria.
Era Loci fitoi medaljen e bronztë në grupmoshën (2010-2009-2008), deri në 49 kilogram, xhiron e parë e kaloi pa kundërshtare në të dytën u ndal nga nënkampionia e kësaj kategoria garuesja nga Kroacia, për te vazhduar garën për medaljen e bronzte (Repasazh) fitoi nga garuesja e Sllovakisë, Izraelit pastaj në finale për vend te tretë mundi garuesen nga Italia.
Muhamed Sahiti, fitoi medaljen e bronztë në kategorinë e grupmoshave (2010-2011-2012) deri në 34 kilogram, xhiron e parë e fitoi nga garuesi i Sllovakisë, Sllovenisë, u ndal nga ai i Kroacisë për te vazhduar në Repasazh për medaljen e bronztë, ku në finale mundi garuesi nga Kosova Anuar Krasniqin.
Edhe Aulon Nuredini, fitoi medaljen e bronztë në kategorinë e grupmoshave (2010-2011-2012) deri në 44 kilogram, xhiron e parë e fitoi nga garuesi i Kroacisë u nda nga i Italisë, për te vazhduar në Repasazh për medaljen e bronztë, ku radhazi fitoi nga dy garuesi e Kroacisë./21Media