Kosova barazon edhe me Andorrën

Pas barazimit në xhiron e parë ndaj Izraelit, Kosova ka regjistruar sot edhe barazimin e dytë në kuadër të ciklit kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.

Kombëtarja e Kosovës ka ndarë pikët sot me Andorrën, ku pas 90’ minutave lojë të zhvilluara në “Fadil Vokrri”, rezultati final është 1:1.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Edon Zhegrova, i cili e kaloi Kosovën në epërsi prej 1:0 në minutën e 59’ të ndeshjes.

Por, gëzimi i “Dardanëve” nuk zgjati shumë, pasi që dy minuta më vonë Berto Rosas shënon për Andorrën, kështu duke e barazuar rezultatin në 1:1 në minutën e 61’ të ndeshjes.

Goli i Rosas rezultoi të jetë i fundit në këtë ndeshje, e cila përfundon e barabartë 1:1.

Me pikët e reja, Kosova zë vendin e tretë në tabelë me dy pikë, krahas Andorrës që renditet në vendin e katërt me një pikë.

Rezultati final i ndeshjes, 1:1.

Back to top button