Kosova dënon “sulmet terroriste” kundër Izraelit

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka thënë se i dënon fuqishëm “sulmet terroriste kundër Izrealit”, ndërsa presidentja Vjosa Osmani ka shprehur solidaritet të plotë me popullin izraelit.

“Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Izraelin në këto momente të tmerrshme. Mendimet tona janë me viktimat, familjet dhe të gjithë Izraelin”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

“Të tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael. Shprehim solidaritetin tonë të plotë me presidentin Isaac Herzog, popullin dhe shtetin e Izraelit në këto orë të errëta. Mendimet tona janë me familjet e viktimave”, ka shkruar Osmani në X.

22 izraelitë kanë vdekur dhe mbi 500 kanë mbetur të lënduar nga sulmi befasues i palestinezëve mëngjesin e së shtunës, kanë konfirmuar shërbimet e emergjencës së Izraelit.

Izraeli shpalli gjendje lufte të shtunën pas një sulmi që u vlerësua si i paprecedentë nga grupi militant palestinez Hamas.

Dhjetëra persona të armatosur nga grupi militant palestinez Hamas janë infiltruar në jug të Izraelit nga Rripi i Gazës.

Back to top button