Kaloni te përmbajtja kryesore

Kosova dhe Britania do të kenë raporte të shkëlqyeshme edhe pas Brexit

Takimi mes Konjufcës e Abbott-it

Shefi i diplomacisë së Kosovës Glauk Konjufca priti sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott, me të cilin biseduan për zhvillimet politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Ministri Konjufca shprehu gatishmërinë për të vazhduar marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes dy vendeve, edhe pas largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Edhe ambasadori britanik Abbott shprehu gatishmërinë e tij dhe të Londrës zyrtare për të vazhduar mbështetjen dhe qëndrimin pranë Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e rëndësishme të saj.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button