Kosova dhe Shqipëria me Odë të përbashkët ekonomike

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna i tha RTV21 se brenda javës do të themelohet një Odë e përbashkët Ekonomike Kosovës dhe Shqipërisë.
Sipas Rafunës kjo odë do të jetë një mekanizëm i ri i cili do t’iu ndihmojë bizneseve të Kosovës dhe Shqipërisë për t’i adresuar pengesat të në qarkullimin e mallit në Kosovë apo në Shqipëri.
Bilanci tregtar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë vlerësohet të jetë stabilizuar në periudhën e fundit pas rënies një vit më parë.
“Këtë javë ne së bashku me homologen time nga Shqipëria do ta themelojmë Odën Kosovë-Shqipëri. Do të jetë një mekanizëm i ri i cili do të ju ndihmojë bizneseve për t’ia dresu pengesat në të cilat ata hasin gjatë qarkullimit të mallit Kosovë-Shqipëri”, ka thënë Rafuna për RTV21./21Media

Back to top button