Kaloni te përmbajtja kryesore

Kosova dhe Shqipëria zhvillojnë edhe një ndeshje miqësore

Në kuadër të përgatitjeve për garat në UEFA Nations League, Kombëtarja e Kosovës në Futbollin e të Amputuarve do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Kombëtares së Shqipërisë.

Përballja do të luhet të dielën, më 21 shtator 2025, në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, me fillim nga ora 16:00.

Federata e Futbollit të Kosovës ka ftuar tifozët, qytetarët dhe përfaqësuesit e mediave që të jenë të pranishëm për ta përkrahur ekipin dhe për të përjetuar emocionet e një ndeshjeje të veçantë mes dy shteteve dhe një kombi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button