“Kosova” e historianit J.Buxhovi promovohet në Harvard (SHBA)

Më 24 janar në ambientet e universitetit amerikan me famë botërore Harvard të SHBA-ve promovohen tri vëllimet e librit ” Kosova” në anglisht e historianit Jusuf BUXHOVI.
Këtë e bëri të ditur z.Faton Bislimi, ish deputet i Kuvendit të Kosovës e ish student i Universitetit Harvard( SHBA).
* * *
Z.Bislimi në njoftimin e tij në FCB shkruan:
“Ndjehem krenar që si ish-student i Harvardit dhe si Përfaqësues për Kosovë i Harvard Alumni Association, në bashkëpunim me Shoqatën e Studentëve Shqiptarë në Harvard College nën udhëheqjen e Gred Braho, e në bashkëpunim të ngushtë me botuesin e mikun tim të çmuar Ramiz Tafilaj (Jalifat Publishing, Houston) me mbështetjen e parezervë të z.Milaim Abdullahu (Santefarm, Prishtinë), do promovojmë librin e famshëm të historianit e publicistit të shquar të Kosovës, Jusuf Buxhovi, “Kosova” në tri vëllime, në Universitetin e Harvardit më 24 Janar 2022.
Libri në fjalë ka dridhë në themel propagandën shumëvjeçare sllave anti-shqiptare mbi prejardhjen dhe historinë tonë kombëtare dhe bazuar në fakte historike e referenca arkivore e akademike, paraqet versionin më të çiltër e të saktë të historisë së Kosovës.
Botimi i librit në SHBA në anglisht është mundësuar pas përkthimit nga shqipja nga Avni Spahiu, Getoar Mjeku dhe unë!
Një ngjarje e tillë në njërin nga top universitetet në Amerikë e botë është ogurbardhë për Kosovën dhe imazhin tonë si shtet e komb!
Një falëmnderim i veçantë për përkrahjen e kësaj ngjarje i takon padyshim edhe Shoqatës ‘Kosova’ në Boston dhe MASSBESA!
Ftoj të gjithë shqiptarët në rrethninën e Bostonit të na bashkangjiten me 24 Janar në këtë promovim”!/21Media

Back to top button