Kosova e Japonia me seminar virtual biznesi

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori u pajtuan për organizimin e përbashkët të një seminari virtual biznesi për të tërheqë bizneset e Japonisë.

Kurti gjatë takimit të sotëm me Mitsonorin bisedoi edhe për sukseset e sportistëve të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për Lojërat Olimpike në Tokio, në të cilat kryeministri Kurti tha se do të jetë i pranishëm.

Në kë takim morën pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

I ngarkuari me punë Mitsunori, ritheksoi se Kosova do të ketë mbështetje të vazhdueshme nga Japonia, përfshirë këtu ndihmën përmes grantit për adresimin e pandemisë COVID-19.

Ministri Vitia e falënderoi Mitsunori për ndihmën në sektorin e shëndetësisë dhe bashkëpunimin aktual për të sjellë shtretër të rinj dhe pajisje mjekësore. Ai i kërkoi mbështetje për Fondin për Sigurime Shëndetësore dhe Sistemin Informativ Shëndetësor.

I ngarkuari me punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori i dorëzoi kryeministrit Kurti letër urimin nga homologu i tij japonez, Yoshihide Suga, me rastin e zgjedhjes Kryeministër i Republikës së Kosovës./21Media 

 

Back to top button