Kosova e mposhti Rumaninë

Kosova ka arritur fitore në Kampionatin e Beach Volley kundër nikoqirit të kompeticionit, Rumanisë.
Siç ka informuar sot Federata e Volejbollit e Kosovës, dyshja kosovare Melirona Avdullahu/Yllka Jashari ka treguar paraqitje brilante kundër çiftit rumun Keresztesi Alexandra/Culda Bianca, të cilat i ka mposhtur me rezultat dominues 2-0 (21-14, 21-12), për të regjistruar fitoren e parë në këtë Kampionat.
Në çerekfinale, vashat e drejtuara nga trajnerja Vildane Jashari do të takohen sërish me Rumaninë, në përballjen që do të luhet sot me fillim nga ora 17:00./21Media

Back to top button