Kosova e Shqipëria nënshkruajnë vendimin për Abetare të përbashkët
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë se Kosovës dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, me propozim të Komisionit të Përbashkët Kosovë-Shqipëri kanë nënshkruar vendimin për miratimin e tekstit të vetëm të përbashkët “Abetare”.
Sipas këtij vendimi, teksti i vetëm i përbashkët “Abetare” duhet të përfshihet në katalogun e teksteve shkollore të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
“Shtëpitë botuese “Botime Pegi” dhe “Dukagjini” të përmbushin detyrimet e botimit për tekstin e vetëm të përbashkët “Abetare” sipas paketës së dokumenteve mbi procedurat e zhvillimit të konkursit të tekstit të vetëm të përbashkët “Abetare” dhe kërkesave të ministrive përgjegjëse”, thuhet në dokument./21Media