Kosova edhe me një bashkësi fetare

 

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovë ka miratuar plotësim ndryshimin e projektligjit për Lirinë Fetare.

Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj, ka thënë se me këtë projektligj synohet të rregullohet statusi i bashkësive fetare.

Selmanaj ka thënë se me projektligj është shtuar edhe bashkësia e Tarikateve, që ka 60 mijë anëtarë.

“Me këtë projektligji synohet të rregullohet statusi i lirive fetare. Me ligjin në fuqi janë 5 bashkësi fetare në Kosovë. Në projektligj është shtuar edhe Bashkësia e Tarikateve të Kosovës e cila ka 60 mijë anëtarë me një ekzistencë të gjatë prej 350 vjetësh në Kosovë”, ka thënë Selmanaj.

Ai tha se me këtë projektligj po ashtu rregullohen edhe çështje të pozitës juridike si dhe transparence për bashkësinë fetare./21Media

Back to top button