Kosova ende pa Qendër Nacionale të Xhudos
Shumë talentë në sportin e xhudos pa një qendër të përbashkët
Pavrasisht sukseseve të sportistëve të xhudos nga Kosova në garat botërore, ende nuk ekzison një Qendër Nacionale e xhudos.
Gjatë emisionit “Click” në RTV21 trajneri i njohur kosovar i xhudos nga qyteti i Pejes, Driton Kuka, tha se kjo kerkesë është konsumuar dhe Komuna e Pejës e ka bërë një kërkesë që lokacioni të mos ndryshojë, shkruan rtv21.tv
Premtimet për një qendër të tillë kishin filluar prej vitit 2017 pas ndarjes së shpërblimeve nga Ministri i atëhershëm i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala kishte ndarë për xhudistet Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe trajnerin Driton Kuka. Ky i fundit madje kishte postuar një fotografi në rrjetin social Facebook si si do të dukej Qendra Nacionale e Xhudos në “zemrën” e qytetit të Pejës.

Në muajin shtator të këtij viti u përurua Qendra Rinore me investim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit po ashtu në komunën e Pejës nga kryetari Gazmend Muhaxheri. I pranishëm në këtë përurim ishte edhe Ministri, Kujtim Gashi i cili theksoi se është gati për të gjetur një zgjidhje për kompleksin e Xhudos, që kishte ngecur për shkak të një ballafaqimi të një problemi aministrativ me Ministrinë e Ambientit.
Gjatë intervistës në emisionin “Click” në RTV21 Driton Kuka foli për kërkesat e vazhdueshme të tij që të përfundonte projekti për realizimin qendrës nacionale të xhudos.“Të njejtat kërkesa qe sa vite për një Qendër Nacionale, puna ka mbetur se komuna e ka bërë një kërkesë në Ministrinë e Ambientit, ata mendojnë që nuk bënë të ndërrohet vend, Ministria e Sportit është e gatshme për mbështetje.”, tha Kuka.
Ai gjithashtu tha se të gjithë janë prononcuar në media, përveç zyrtarëve komunal të qytetit të Pejës dhe nuk dihet për çfarë arsye.
Sipas tij një qender specifike për këtë sport dhe sporte të tjera do të ishte shumë e rëndësishme pasi që konsiderohet si pikënisje e çdo suksesi e sportistëve vendor në nivel ndërkombtar./21Media