“Kosova është e këtyre dy njerëzve momentalisht”, Canaj: Në LVV vendimet i marrin Albin Kurti ose Dejona Mihali

(Lajm i përditësuar)
“Kosova është e këtyre dy njerëzve momentalisht”, Canaj: Në Vetëvendosje vendimet i marrin Albin Kurti ose Dejona Mihali
Analisti Blerim Canaj në emisionin “Click” në RTV21 iu përgjigj deputetes së Vetëvendosjes, Arbëresha Kryeziu, e cila sot tha se partia ku ajo bën pjesë vendimet i merr në kolektiv.
Canaj kundërshtoi këtë deklaratë duke thënë se në Vetëvendosje vendimet i merr një person, eventualisht dy.
“I pari mundet me qenë ose Albin Kurti, ose Dejona Mihali, i dyti mundet me qenë ose Albin Kurti, ose Dejona Mihali. Do të thotë, Kosova është e këtyre dy njerëzve momentalisht”, u shpreh Canaj.
Ai tha se Dejona Mihali është një lloj i inteligjencës brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
“Merren me hajni e s’kanë ku japin llogari”, Canaj: Qeverisjen e tillë e dëshiron çdo autokrat
Analisti Blerim Canaj në emisionin “Click” në RTV21 tha se Kosova është bërë qendra e krimit energjetik.
Duke përmendur rastin e Martin Berishajt, Canaj tha se një gjë e tillë tregon se qeveria ka bërë gjithçka për përfitime.
“Situata në të cilën gjendemi nuk është e rastësishme, por e planifikuar. Ne nuk kemi qeveri; nuk janë të interesuar për qeverisje, edhe partia fituese. Edhe, natyrisht, secili person, më mirë të themi autokrat, diktator e ka ëndërr një formë të tillë të qeverisjes: qeveris, merr vendime të jashtligjshme, merret me hajni dhe nuk jep llogari askund, sepse s’kemi parlament”, u shpreh Canaj./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?