Kosova grumbullohet për dy kualifikueset e fundit të Botërorit

Kombëtarja e Kosovës në futboll, në konkurrencën e femrave është grumbulluar sot, teksa të martën do ta mbajë stërvitjen e parë në Kampin Nacional në Hajvali.
Përzgjedhësja e Kombëtares, Karin Anneli Andersen e ka bërë publike listën e futbollisteve që i ka grumbulluar për dy ndeshjet e fillimit të shtatorit.
Siç ka informuare Federata e Futbollit e Kosovës, Dardanet do t’i luajnë ndeshjet e fundit në Grupin F të kualifikimeve për Botërorin 2023, kundër Armenisë, më 1 shtator, në orën 19:00 dhe kundër Polonisë, më 6 shtator, në orën 18:30.
Të dy ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kosova pas tetë ndeshjeve ndodhet në pozitën e parafundit me 4 pikë./21Media

Back to top button