Kaloni te përmbajtja kryesore

Kosova i ka dërguar BE-së komentet për zbatimin e Marrëveshjes Bazike

Kosova i dërguar BE-së komentet për zbatimin e Marrëveshjes Bazike. Këtë për  RTV21 e konfirmoi Këshilltari i kryenegociatorit të Kosovës Besnik Bislimi, Klisman Kadiu.

“Po, komentet janë dërguar”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës sot gjatë ditës ka treguar për përgatitjen e këtyre komenteve.

Ai ka përsëritur qëndrimin e Kosovës për marrëveshjen në fjalë. Sipas Kurtit, kjo marrëveshje se pari duhet të respektohet e më pas të zbatohet.

“Së pari, para se të kemi kërkesa për zbatim të marrëveshjes, duhet të kemi respektim. Nuk mund të kemi zbatim të vërtetë e as të qëndrueshëm nëse nuk kemi respektim. Serbia s’e ka bërë këtu, përkundër e ka shkelur për çdo javë prej kur është pranuar vitin e kaluar, duke kulmuar me letrën e Bërnabiq, në mes të muajti dhjetor dërguar 27 vendeve të BE-së ku Serbia praktikisht u tërhoq nga marrëveshja”, është shprehur Kurti duke shtuar se për këtë marrëveshje nevojitet nënshkrimi.”, ka deklaruar ai /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button