Kosova ia lejon vizitën Patriarkut Porfirije

Sot në mesditë, Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, kërkoi nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që t’i lejohet Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe që të hyjë në Kosovë, në kuadër të përgatitjeve për festën e Krishtlindjes Ortodokse.
Në njoftimin nga zyra e kryeministrit bëhet e ditur se Patriarku Porfirije ka paralajmëruar që sot pasdite do të vijë te vendkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se dëshiron të hyjë pa truprojet e tij, edhe pse nuk ka bёrё kёrkesё pёr vizitё sipas dispozitave tё marrëveshjes ekzistuese.
Ministrit Rashiq, Kryeministri Kurti iu përgjigj pozitivisht.
“Paralajmёrimi i Patriarkut Porfirije se planifikon tё hyjё pa truproje nё Kosovё është edhe një dëshmi e radhës se Kosova është vend më i sigurt se Serbia”, thuhet në komunikatën nga zyra e kryeministrit./21Media

Back to top button