Kosova me njohjen nga Izraeli e ka forcuar pozicionin ndërkombëtar

 

U.d. presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se shteti i Kosovës me njohjen nga Izraeli e ka forcuar edhe më tej pozicionin ndërkombëtar, teksa ka shfaqur shpresën se veprimin e këtij shteti ta ndjekin edhe shtetet e tjera mosnjohëse.

Këtë Osmani e ka thënë gjatë një bisedë telefonike me kryetarin e Knessetit (Kuvendi i Izrealit), Yariv Levin, një ditë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izreaelit.

Osmani e ka falënderuar Levin për vendimin e shtetit të tij për ta njohur shtetin e Kosovës, duke shfaqur shpresën se hapja e këtij kapitulli të ri do të jetë mundësi e mirë për intensifikimin e marrëdhënieve në shumë sfera.

Në cilësinë e Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Osmani ka potencuar rëndësinë e fillimit të bashkëpunimit ndërparlamentar, duke e pas parasysh faktin se legjislativi kosovar tashmë ka krijuar Grupin e Miqësisë me Izraelin.

Kurse, kryetari i Kuvendit të Izraelit, Yariv Levin, e ka ftuar Osmanin për një vizitë në Izrael në një kohë të përshtatshme për të dy palët./21Media 

Back to top button