Kosova merr pjesë me tre garues në evropianin e xhudos 

Sot do të nisë Kampionati Evropian i xhudos për Junior (U21) në Pragë të Çekisë.
Ekipi kosovar do të paraqitet me tre garues në Kampionatin Evropian për Junior.
Atje do të ndeshen këta xhudistë nga Kosova: Erza Muminoviqi (-52kg), Dëbora Gjakova (-57kg), Dardan Cena (-73kg).
Në këtë Kampionat Evropian do të marrin pjesë 39 shtete, 349 garues, 203 meshkuj, 146 femra.

Back to top button