Kosova merr statusin e anëtarit të asociuar në AP të NATO-s, Osmani: NATO është fati i Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e NATO-s miraton avancimin e statusit të Kosovës, nga vëzhgues në anëtar të asociuar të kësaj organizate.

Ajo përmes një shkrimi në “X” ka thënë se “NATO është fati i Kosovës dhe kjo lëvizje do të sigurojë që zëri i njerëzve më pro NATO-s në Tokë të dëgjohet”.

Osmani ka shprehur mirënjohje për të gjithë anëtarët që votuan në favor të ngritjes së statusit të Kosovës.

“Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona së bashku me tonën”, ka shkruar ajo.

Asambleja Parlamentare të NATO-s ka vendosur që Kuvendi i Kosovës të avancojë nga vëzhgues në anëtar të asociuar të kësaj organizate.

Shumica e vendeve kanë votuar për, një votë ka qenë kundër dhe 14 vende tjera kanë abstenuar, në takimin e Asamblesë, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë./21Media

Back to top button