Kosova mikpritëse e “Defender Europe 25”

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar sot se Kosova do të jetë mikpritëse e ushtrimit më të madh ushtarak në Evropë, “Defender Europe 25/Immediate Response.
Ai ka thënë se përgatitjet për këtë ushtrim po zhvillohen sipas planit të paraparë dhe se janë të bindur se realizimi i tij do të jetë i suksesshëm.
“Sot, në Mnelë të Shqipërisë, së bashku me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, vizituam ushtarakët tanë – konkretisht Togun e Mortajave të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë. Kjo njësi po zhvillon stërvitjen e qitjes me mortaja 120 mm, në kuadër të ngritjes së aftësive luftarake të FSK-së dhe përgatitjeve për ushtrimin “Defender Europe 2025”, ka shkruar Maqedonci.
Ai ka barazuar FSK-në me NATO-n për nga përgatitja profesionale, motivi e pajisjet në armatim.
“Aty rikonfirmuam që ushtria jonë është në nivel të atyre të NATO’s për nga përgatitja profesionale, motivi dhe pajisjet në armatim! Së bashku më të fortë”, ka shkruar Maqedonci.